Dr. Sabiha Shala viziton Bashkësinë Islame në Pejë

15

General

Kandidatja për kreun e Komunës së Pejës, Dr. Sabiha Shala, me krerët e lartë të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, ka vizituar Selinë e Bashkësisë Islame në Pejë ku u prit nga udhëheqësi i saj, ef. Musli Arfiaj.

Festa e Kurban Bajramit është festë e përkushtimit, sakrificës dhe solidaritetit, theksoi Dr. Sabiha Shala, në takimin me udhëheqësit e Bashkësisë Islame në Pejë, duke theksuar vlerat e atyre që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë tonë.

“Me rastin e Kurban Bajramit, ua uroj Kurban Bajramin Juve dhe nëpërmjet jush, ua përcjell urimet më të përzemërta edhe besimtarëve islamë në komunën tonë që të kenë shëndet, paqe e harmoni. Populli ynë, ishte dhe është shembull i tolerancës dhe sakrificës”, theksoi Dr. Sabiha Shala, duke shtuar se kjo harmoni fetare është ndër veçoritë më të çmuara të popullit tonë dhe këtë do t’ua lëmë trashëgim edhe fëmijëve tanë.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Pejë, ef. Musli Arifaj e falënderoi Znj. Shala për vizitën me bashkëpunëtorë, duke shprehur respekt për të gjithë ata që në këtë ditë feste të përkushtimit bashkë ndjejnë me skamnorët, të sëmurët dhe ata që nuk janë në mesin tonë dhe që kanë kontribuar për të sotmen tonë në liri.